Bota kremton Krishtlindjet, zbehur nga dhuna në Lindjen e Mesme

Miliona besimtarë festojnë sot Krishtlindjet në mbarë botën, por nga Betlehemi në Bagdad të krishterët do të festojnë lindjen e Krishtit në sfondin e dhunës, dënuar ashpër nga Papa Francesku.

Bota kremton Krishtlindjet, zbehur nga dhuna në Lindjen e Mesme

Në Betlehem, vendlindja e Krishtit, sipas traditës banda muzikore parakaloi nën tingujt e gajdeve dhe tambureve, procesion i kryer nga patriarku latin i Jerusalemit, Fuad Tual, autoriteti më i lartë katolik romak në Tokën e Shenjtë deri në Basilikën e Lindjes së Krishtit.

Në shesh, mbushur më pak se vitet e tjera, pelegrinët e huaj ishin të rrallë. Në mes të sheshit ndodhej një bredh gjigant i zbukuruar me ngjyrat e flamurit palestinez, të zezë, të bardhë dhe të gjelbër, ndërkohë që Babagjyshi i Krishtlindjeve i shpërndante çokollata turmës.

Siria, vend i cili po përjeton krizën më të madhe në vitet e fundit dhe ku mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve të armatosura, Krishlindjet u festuan duke u lutur për paqe. Qindra persona ndezën qirinj dhe u lutën që lufta e nisur që në 2011-n të përfundojë.

Edhe të krishterët në Egjipt kanë kremtuar dhe janë lutur për dashuri dhe paqe në Katedralen e Kajros. Egjipti ka një komunitet të vogël katolik, që feston Krishtlindjet çdo vit, pasi shumica e egjiptianëve të krishterë i festojnë Krishtlindjet më 7 janar.

Komuniteti i krishterë në Bangladesh ka festuar Krishlindjet me ceremoni kishtare në Dakë. Qindra besimtarë u mblodhën në kishën e kryeqytetit herët në mëngjes, duke u lutur për paqe dhe unitet në vendin më shumicë myslimane.

Pas protestave disamujore, Hongkongu festoi qetësisht lindjen e Krishtit. Shumë njerëz u mblodhën në rrugët e vendit për të festuar, ndërkohë që 2.000 policë u mobilizuan për të parandaluar ndonjë incidet të mundshëm.

”Këto Krishtlindje ishin të vështira për 150.000 të krishterë të zhvendosur nga Iraku, që jetojnë në një situatë shumë të vështirë dhe për të cilët nuk është propozuar asnjë zgjidhje e shpejtë”, deklaroi patriarku Luis Sako në Bagdad.

Iran, Presidenti Hasan Ruhani u uroi Krishtlindjet drejtuesve botërorë dhe Papa Franceskut, duke shpresuar në një bashkëpunim më të gjerë për paqe, siguri dhe mirëqenie në botë.

Krishtlindjet janë festuar në një klimë sigurie në Francë, pas 3 sulmeve terroriste, ku si pasojë u plagosën 25 persona.

Kubë, festimet e Krishtlindjeve, të ndaluara për një kohë të gjatë, do të zhvillohen në një atmosferë të gëzueshme nga një dhuratë e mëparshme, afrimi historik me SHBA-të.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme