Pheniani do të përforcojë kapacitetin bërthamor

Koreja e Veriut njoftoi të shtunën se do të përforconte kapacitetet bërthamore duke kritikuar kështu rezolutën e OKB-së për të dalë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit të kryera nga regjimi koreanoverior.

154501
Pheniani do të përforcojë kapacitetin bërthamor

Të enjten, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që kërkonte daljen para kësaj gjykate për krime kundër njerëzimit të kryera nga Pheniani dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të parashtronte sanksione të shënjestruara kundër krerëve të saj për shtypjen që ushtrojnë në vend.

“Koreja e Veriut do të intensifikojë përpjekjet për të përforcuar të gjitha mënyrat e mundshme të kapaciteteve vetëmbrojtëse duke përfshirë edhe fuqinë bërthamore”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut në një komunikatë për shtyp.

Rezoluta jodetyruese, bazohet gjerësisht në një raport të OKB-së të publikuar në shkurt, që pas një hetimi të gjatë, dilte në përfundimin e ndërmarrjes së sanksioneve që nuk janë parë ndonjëherë në epokën moderne.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme