Italia përfshihet nga një grevë e përgjithshme

Italianët filluan sot një grevë të përgjithshme, me kërkesë të dy konfederatave të mëdha sindikale, që do organizojnë manifestime në 54 qytete kundër politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë së Matteo Renzit.

Italia përfshihet nga një grevë e përgjithshme

Administratat e shëndetësisë, arsimit dhe transportit, si dhe të gjithë sektorët e tjerë do të jenë të prekura, por një shërbim minimal do të jetë i garantuar. Greva është parashikuar nga ora 07:00 GMT deri në orën 15:00 GMT.

"Kjo nuk shkon kështu", është motoja e kësaj greve të organizuar në sektorin publik dhe privat nga konfederata kryesore italiane CGIL (e majtë) dhe mbështetur nga UIL (e moderuar).

Një konfederatë e tretë, UGL (e djathtë), më e vogël do t’i bashkohet lëvizjes.

Shënjestra kryesore e nervozizmit sindikal mbetet "Jobs Act", reforma për tregun e punës kërkuar nga Renzi për inkurajimin e punësimit.

Ligji i miratuar javën e kaluar parashikon lehtësimin e largimeve nga puna dhe reduktimin e të drejtave dhe mbrojtjes së punonjësve në vitet e para të kontratës.

Shënjestra e dytë e sindikatave është projektbuxheti 2015, ku masat për rimëkëmbjen ekonomike janë gjykuar të pamjaftueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme