SHBA – Kerry dhe Netanyahu takim për Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të shkojë të dielën në Romë në kuadër të një takimi me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, kushtuar Izraelit, Bregut Perëndimor, Jerusalemit dhe Lindjes së Mesme.

SHBA – Kerry dhe Netanyahu takim për Lindjen e Mesme

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki, në një njoftim për mediat, nuk ka dhënë detaje në lidhje me datën e këtij takimi të parashikuar në kryeqytetin italian, duke shtuar se kryeministri mund të shkojë në vende të tjera gjatë këtij udhëtimi tjetër.

Kerry dhe Netanyahu, të cilët flasin çdo ditë, janë parë për herë të fundit në mes të muajit nëntor në Amman.

Psaki nuk ka qenë shumë elokuente mbi përmbajtjen e takimit, duke u kënaqur me citimin e disa çështjeve, mes të cilave zhvillimet në Izrael, Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe rajon.

Kerry është nismëtar i rifillimit të procesit të paqes izraelito-palestineze në korrik të vitit 2013 dhe në prill të 2014-s. Pavarësisht dështimit, ai nuk ka braktisur kurrë idenë për një rifillim të dialogut të drejtpërdrejtë mes dy palëve.

Takimi Kerry-Netanyahu në Romë do të zhvillohet në një klimë tensionesh mes Izraelit dhe Palestinës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme