Dy persona të vrarë gjatë protestave në Kajro

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Hussam Abdel-Gaffar konfirmoi se dy persona u vranë, por nuk zbulojnë shkakun e vdekjes.

Dy persona të vrarë gjatë protestave në Kajro

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në natën e shtunë pranë Sheshit Tahrir në qendër të Kajros, kur policia u përpoq që të shpërndante demonstruesit që dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit me të cilin ish-presidenti egjiptian Husni Mubarak u la i lirë për konspiracion dhe vrasjen e demonstruesve në fillim të 2011.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Hussam Abdel-Gaffar konfirmoi se dy persona u vranë, por nuk zbulojnë shkakun e vdekjes.

Një tjetër burim i afërt me spitalin, tha se viktimat u qëlluan.

"Gjithashtu janë plagosur nëntë demonstrues, disa prej të cilëve kishin asfiksi nga gazi lotsjellës, ndërsa disa janë plagosur nga plumbat," tha Abdel-Gaffar.

Natën e kaluar policia egjiptiane hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues që ishin mbledhur në Sheshin Tahrir për të protestuar kundër vendimit për lirimin e Mubarak, si dhe ish-ministrin e brendshëm Habib el-Adli dhe gjashtë ish-zyrtarëve të sigurisë.

Gjykata liroi Mubarakun dhe të akuzuarit të tjerë nga të gjitha akuzat.

Mësohet se aktgjykimi i gjykatës është temë e apelimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme