Schauble: Respektimi i rregullave buxhetore, i nevojshëm

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, kërkoi sot respektim të rregullave buxhetore evropiane, por theksoi gjithashtu se duhet të tregohen solidar, menjëherë pasi Brukseli dha një kredi shtesë për Francën.

Schauble: Respektimi i rregullave buxhetore, i nevojshëm

"Ne duhet të bëjmë përpjekje që t’i përmbahemi rregullave evropiane", deklaroi ministri gjerman i Financave, në një intervistë për radion "Deutschlandfunk".

"Por dimë që disa prej partnerëve tanë më të rëndësishëm janë në këto kohë në një situatë shumë më të vështirë se tonën dhe dimë që kemi një përgjegjësi të përbashkët dhe duhet të tregohemi solidarë", theksoi Schauble.

Komisioni Evropian vendosi këtë javë që t’i japë më shumë kohë Francës për zbatimin e reformave dhe të mos e sanksionojë menjëherë për shkeljen e tavanit për sa i përket deficitit evropian të ekonomisë së dytë në rajon.

Schauble dhe Merkel kanë nënvizuar herë pas here rëndësinë e respektimit të rregullave buxhetore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme