Tunizi – Kryetari i "Nidaa" fiton raundin e parë presidencial

Shefi i partisë anti-islamike tuniziane “Nidaa Tounes”, Beji Caid Essebsi, doli në krye të raundit të parë presidencial të së dielës me 39,46 për qind të votave, kundrejt 33,43 që mori presidenti dalës, Moncef Marzouki, njoftoi sot zyra elektorale.

205142
Tunizi – Kryetari i "Nidaa" fiton raundin e parë presidencial

Një raund i dytë do të zhvillohet por data e tij do të varet nga ankesat e paraqitura, njoftoi presidenti i zyrës elektorale (ISIE), Chafik Sarsar, gjatë një konference për shtyp. Sipas ligjit elektoral, ky raund i dytë do të zhvillohet deri në fund të dhjetorit.

Hamma Hammami, figurë e krahut të majtë, doli i treti me 7,82 për qind të votave, i ndjekur nga sipërmarrësi me tendenca islamike që jeton në Londër, Hechmi Hamdi, (5,75 për qind) dhe nga biznesmeni shumë i pasur dhe president i një klubi futbolli, Slim Riahi (5,55 për qind).

Ishte hera e parë që tunizianët zhvillojnë votime të lira për kreun e shtetit që prej pavarësisë së tyre në vitin 1956. Deri në revolucionin e vitit 2011, vendi kishte njohur vetëm dy presidentë, Habib Bourguiba, “babai i pavarësisë”, dhe Zine El Abidine Ben Ali, që u detyra të largohet pas një kryengritje popullore në 14 janar 2011.

Presidenti dalës, Marzouki, u zgjodh në vitin 2011 nga Asambleja kombëtare në favor të një marrëveshje të koalicionit me islamikët Ennahda, në atë periudhë në maxhorancë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme