Siri – Masakër, 20 të vrarë e 65 të plagosur

Një helikopter i regjimit të Esadit ka lëshuar 2 bomba fuçi në vendbanimin Bab, një zonë që kontrollohet nga organizata terroriste ISID duke shkaktuar 20 të vrarë dhe 65 të plagosur.

Siri – Masakër, 20 të vrarë e 65 të plagosur

Në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.

Disa të plagosur janë në gjendje të rëndë. Njoftohet se helikopteri ka bombarduar një lagje në qendër të qytetit ku ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish.

Në sulmet nga ajri të regjimit sirian janë shembur edhe disa banesa.

Qyteza Bab e Halepit për një kohë rreth 10 muaj ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste ISID.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme