Putin: Nuk i furnizojmë ne prorusët me armë

Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, hodhi poshtë akuzat e Kievit dhe të Perëndimorëve mbi livrimin e armëve nga Moska tek rebelët prorusë në lindje të Ukrainës dhe pohoi se ata i gjejnë vetë armët.

Putin: Nuk i furnizojmë ne prorusët me armë

“Nga vijnë automjetet e tyre të blinduara dhe sistemet e artilerisë? Në botën e sotme, njerëzit që bëjnë një luftë dhe e gjykojnë këtë luftë legjitime, i gjejnë gjithmonë armët”, deklaroi Putini në një intervistë në kanalin televiziv gjerman, ARD, të publikuar sot nga Kremlini.

Një konflikt i armatosur ndërmjet forcave ushtarake ukrainase dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës ka shkaktuar deri më tani më shumë se 4100 persona të vdekur që prej fillimit të konfliktit në prill, sipas OKB-së.

Kievi dhe Perëndimorët akuzojnë Rusinë se mbështet ushtarakisht prorusët ukrainas në lindje të vendit, ndërkohë që Moska e përgënjeshtron një gjë të tillë.

“Autoritetet ukrainase kanë dërguar ushtrinë dhe përdorin edhe predha balistike. Kush flet për këtë? Ka më shumë se një zë”, vazhdoi Putini.

“Rusia nuk do që autoritetet ukrainase të eliminojnë të gjithë kundërshtarët e tyre politikë dhe opozitarët në lindje të Ukrainës”, vazhdoi ai.

“Dhe ne nuk do ta lejojmë këtë gjë”, theksoi presidenti rus.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme