Gjermanët festojnë 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Në Gjermani sot shënohet 25-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, i cili për 28 vjet ndau Gjermaninë Lindore nga ajo Perëndimore, ngjarje që solli fillimin e rënies së komunizmit.

Gjermanët festojnë 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Muri ishte pasqyrim i Luftës së Ftohtë dhe kështu që vetë rrënimi i Murit të Berlinit shënoi fillimin e çlirimit të ideologjisë komuniste dhe strukturave jo vetëm në Gjermaninë Lindore, por edhe në shumicën e vendeve socialiste në Evropë të asaj kohe.

Me shënimin e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, shumë do të kujtojnë si u shemb edhe Bashkimi Sovjetik, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbetën e vetmja fuqi botërore. Gjermania atëherë është bashkuar fuqimisht dhe ri-mori rolin e njërës prej vendeve kryesorë të botës.

Gjatë 28 viteve që ka ekzistuar Muri i Berlinit, të paktën 136 persona u vranë në përpjekje për ta kaluar, ndërsa shumë të tjerë u parandaluan në këto synime dhe përfunduan nëpër qeli.

Në anën tjetër, është interesante se kthimin në kohën e ish Republikës Demokrate të Gjermanisë (DDR), e dëshirojnë deri 15 për qind prej atyre 16 milion qytetarëve të cilët kanë jetuar në diçka që mund të quhet tentim i ndërtimit të shtetit socialist.

Megjithatë, anketat e fundit treguan se një shumicë e madhe i gëzohet jetës së përbashkët në Gjermaninë e bashkuar dhe ekonomikisht të fuqishme, ku mund të jetojnë në prosperitet dhe liri më të madhe se sa në ish DDR që ka ekzistuar nga viti 1949 deri në 1990. Gjermania për shumë vite, sidomos pas ribashkimit, është fuqia më e madhe ekonomike në Evropë dhe në mesin e vendeve udhëheqëse në botë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme