Fillon punimet Samiti i APEC-ut

Me forumin e Drejtorëve Ekzekutivë në Pekin sot ka filluar punimet Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të vendeve Aziatike dhe Paqësorit (APEC).

Fillon punimet Samiti i APEC-ut

Në Samitin e organizuar në Pallatin e Kongreseve Kombëtare të Pekinit fjalën e parë e mori Presidenti i vendit Shi Cinping (Xi Jinping).

Ai në fjalën e tij tha se për rimëkëmbjen e vendeve të Azisë, Paqësorit dhe vendeve të tjera të botës duhet të serviren sa më shumë "mallra kombëtarë".

Ai shtoi gjithashtu se Kina është e gatshme të ofrojë më shumë vizion dhe përkrahje për rimëkëmbjen e vendeve të rajonit.

Presidenti i Kinës vuri theksin në përpjekjet e Pekinit për promovimin e "rrugës e mëndafshit" si dhe nxori në pah gatishmërinë e këtij shteti për organizimin dhe gjallërimin e Bankës Aziatike për Infrastrukturën.

Ndër të tjera në fjalën e tij tha se Kina kohët e fundit i ka dhënë prioritet investimeve jashtë vendit dhe se këto investime kapin vlerën e 200 miliardë dollarëve, ndërkohë ai vuri theksin se këto investime janë bërë kryesisht në vendet anëtare të APEC.

Pak ditë më parë Presidenti i Kinës pati theksuar se ky shtet ka akorduar 40 miliardë dollar për investimin e projektit "rruga e mëndafshit".

Në kontekstin e Samitit të APEC nesër do të zhvillohet një takim mes liderëve të vendeve anëtare dhe liderët ekonomik të këtyre vendeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme