Kinë – Kerry i pranishëm në samitin e APEC

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në kryeqytetin Pekin të Kinës, në prag të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Kinë – Kerry i pranishëm në samitin e APEC

Liderët botërorë do të takohen në kryeqytetin kinez të hënën dhe të martën e ardhshme.

I themeluar në vitin 1989, APEC-u promovon zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë ndërmjet 21 vendeve dhe rajoneve, që kufizohen me Oqeanin Paqësor.

Kerry do të kryesojë një delegacion amerikan gjatë takimeve me homologët kinezë, përpara mbërritjes së kryetarëve të shteteve të hënën në Pekin, përfshirë Presidentin amerikan, Barack Obama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme