Kievi paguan Rusisë gjysmën e borxhit për gaz

“Gazprom’-i morri nga ana e bankave konfirmimin e transferimit të këtyre fondeve”, njoftoi kompania ruse në një komunikatë.

Kievi paguan Rusisë gjysmën e borxhit për gaz

Kompania ruse e gazit, “Gazprom”, konfirmoi sot pagimin e një pjese të borxhit nga Ukraina, që duhet të paguajë paraprakisht për volumet e gazit për të cilat ka nevojë, që të rifillojnë livrimet.

Sipas marrëveshjes së arritur të enjten e kaluar në Bruksel, operatori kombëtar ukrainas “Naftogaz” njoftoi sot se ka paguar 1,45 miliardë dollarë nga borxhi prej 3,1 miliardë dollarë që Kievi duhet të shlyejë deri në fund të vitit.

“Gazprom’-i morri nga ana e bankave konfirmimin e transferimit të këtyre fondeve”, njoftoi kompania ruse në një komunikatë.

Rusia ndërpreu në qershor livrimin e gazit në Ukrainë, që refuzonte rritjen e çmimit të vendosur nga “Gazprom”-i. Ky konflikt ngjalli tek Evropianët frikën për një çrregullim në furnizimet që tranzitojnë nga territoret Ukrainase gjatë dimrit.

Në marrëveshjet që u biseduan, Ukraina duhet të paguajë borxhin që ka, dhe u ra dakord mbi modalitetet e pagimit të livrimit të gazit deri në mars 2015.

Borxhi prej 3,1 miliardë dollarë duhet të shlyhet në dy faza, faza e parë sapo përfundoi, faza e dytë për pagimin e 1,65 miliardë dollarë do të paguhet deri në fund të vitit.

Në marrëveshjen e arritur, Rusia ra dakord që të rishikojë çmimin e gazit të cilin e rriti pas ardhjes në pushtet të properëndimorëve në Kiev.

Kryeministri Dimitri Medvedev nënshkroi të shtunën një dekret që vendos çmimin e gazit në 378,22 dollarë për një mijë metra kub deri në datën 31 mars 2015.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme