Siri – 1987 të vrarë në tetor për shkak të luftës civile

Në raportin e saj të mëparshëm për muajin shtator Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut kishte njoftuar se në Siri kanë humbur jetën 2375 persona.

Siri – 1987 të vrarë në tetor për shkak të luftës civile

Njoftohet se gjatë muajt tetor në Siri janë vrarë 1987 persona.

Sipas raportit të publikuar nga Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut (SNHR), forcat e rrëgjimit të Asadit në muajin tetor kanë vrarë 1,113 civilë, prej tyre 216 fëmijë dhe më shumë se 121 gra.

Në raport përmendet se forcat e regjimit të Esadit në sulmet e organizuara apo në konfliktet e armatosura kanë vrarë edhe 492 opozitarë dhe në konfliktet e armatosura mes ISID dhe opozitarëve kanë humbur jetën 38 opozitarë.

Duke iu referuar raportit në këtë kohë thuhet se 118 persona janë vrarë nga torturat e regjimit dhe 124 persona nuk mund të përcaktohet se nga kush janë vrarë. Në raport njoftohet se ISID ka vrarë 39 civilë, përfshirë 1 fëmijë dhe 1 grua, ndërsa opozitarët kanë vrarë 54 civilë duke përfshirë 17 fëmijë.

Në raport gjithashtu përmendet se forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër ISID të udhëhequr nga SHBA kanë vrarë 9 civilë. Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut në raportin e saj të mëparshëm për muajin shtator kishte njoftuar se në Siri kanë humbur jetën 2,375 persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme