Qeveria palestineze arrin në marrëveshje me UNDP për rindërtim

Zyrtarët e qeverisë deklaruan se ende nuk i kanë pranuar ndihmat të përcaktuara në konferencën e Kajros.

Qeveria palestineze arrin në marrëveshje me UNDP për rindërtim

Qeveria palestineze e pajtimit, ka njoftuar se për rindërtimin e ndërtesave në Gaza ka nënshkruar një marrëveshje me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kryeministri palestinez, Rami el-Hamdallah në një deklaratë ka njoftuar marrëveshjen e bërë me UNDP në vlerën 10 milionë dollarë për rindërtimin e një mijë ndërtesave në Gaza. Në njoftim thuhet se rindërtimi do të financohet nga Fondi Monetar Arab dhe Banka Arabe për Zhvillim Ekonomik në Afrikë (BADEA).

Hamdallah në një konferencë për shtyp ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar me UNDP ka qenë e planifikuar që para sulmeve izraelite, sepse këto ndërtesa edhe më parë kanë pasur nevojë për rindërtim.

Ai gjithashtu theksoi se për rindërtimin e Gazës nuk kanë pranuar as 1 dollarë ndihmë, ndërsa shtoi se edhe ndihmat e dhëna në konferencën e zhvilluar në kryeqytetin e Egjiptit në Kajro nuk i kanë pranuar ende.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme