Angli: Dështon ligji i referendumit mbi BE-në

Teksti i këtij projektligji do të garantonte organizimin e një referendumi mbi këtë çështje në vitin 2017.

Angli: Dështon ligji i referendumit mbi BE-në

Koalicioni në pushtet në Britaninë e Madhe nuk arriti dje të bjerë dakord mbi propozimin e një ligji që parashikon organizimin e një referendumi mbi qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian, duke bllokuar rrugën e saj parlamentare.

I mbrojtur nga Bob Neill, deputet i partisë konservatore të kryeministrit David Cameron, ky tekst do të garantonte organizimin e një referendumi mbi këtë çështje në vitin 2017, cilado qoftë partia në pushtet pas zgjedhjeve legjislative në maj 2015.

Përballë popullaritetit në rritje të partisë populiste dhe anti-evropiane “UKIP”, Cameron ishte angazhuar në fund të vitit 2013 të organizojë një referendum të tillë nëse fitonte zgjedhjet.

Ky tekst ishte miratuar gjatë leximit të parë nga deputetët britanik më 17 tetor dhe duhej të kalonte në leximin e dytë para dhomës së Ulët të Parlamentit para se të kalonte në Dhomën e Lordëve. Por, partitë nuk ranë dakord për të kaluar këtë ligj.

Sipas liberal-demokratëve, pro-evropianë, aleati i tyre konservator sabotoi lirisht propozimin e ligjit, që do të eliminonte argumentin se fitorja e konservatorëve në vitin 2015 është mënyra e vetme për garantimin e zhvillimit të këtij referendumi.

Në krahun tjetër, Bob Neill deklaroi se liberal-demokratët kishin “vrarë” qëllimisht ligjin e tij.

“Ata nuk kishin guximin që të votonin kundër një referendumi mbi BE-në në Dhomën e Komuneve”, tha ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme