Britani - Mijëra persona nën mbikëqyrje si pasojë e terrorizmit

Agjencitë britanike të sigurisë dhe inteligjencës kanë mbikëqyrur me mijëra persona për pasojë të terrorizmit.

Britani - Mijëra persona nën mbikëqyrje si pasojë e terrorizmit

Shërbimet britanike të sigurisë dhe inteligjencës kanë mbikëqyrur mijëra persona në Londër dhe kanë vlerësuar se të paktën një e treta e rreth 500 britanikëve të nisur në Siri ose Irak për t'iu bashkuar ISID-it janë me origjinë nga kryeqyteti, deklaroi të shtunën kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson.

“Çdo ditë, shërbimet e sigurisë janë angazhuar në mijëra operacione. Bëhet fjalë për disa mijëra persona që ne po mbikëqyrim në Londër”, deklaroi kryetari i Bashkisë për të përditshmen ”Daily Telegraph”. ”Në Londër, jemi shumë vigjilentë dhe të shqetësuar”, shtoi ai.

Autoritetet e vlerësojnë në 500 numrin e britanikëve të nisur për të luftuar në Siri apo Irak dhe shqetësohen për faktin se ndonjëri prej tyre mund të kthehet në Britaninë e Madhe dhe të kryejë ndonjë atentat.

“Mendojmë se një e treta, (…) ndoshta dhe gjysma prej tyre vijnë nga rajoni i Londrës”, shtoi Boris Johnson.

Britania e Madhe njoftoi në fund të muajit gusht rritjen e nivelit të alarmit për sigurinë nga ”thelbësor” në të ”rëndë” duke e justifikuar këtë mobilizim nga kërcënimi terrorist, që përbëjnë qindra britanikë që luftojnë në Irak dhe në Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme