Irak - Në sulmet e reja ajrore vriten 61 militantë të ISID-it

Gjeneralbrigade Ziya Kazim, një nga komandantët e ushtrisë së Irakut, ka bërë të ditur se avionët gjuajtës irakianë kanë bombarduar objektivat e ISID-it, duke vrarë dhe 61 militantë.

Irak - Në sulmet e reja ajrore vriten 61 militantë të ISID-it

Nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar dhe ushtrisë irakiane, në perëndim dhe veri të Irakut, janë vrarë 61 militantë të organizatës terroriste ISID, bën të ditur Agjencia Anadolli.

Një komandant i ushtrisë së Irakut, Gjeneralbrigade Ziya Kazim, ka njoftuar se avionët ushtarakë irakian kanë bombarduar disa objektiva të ISID-it.

"Avionë të ushtrisë irakiane kanë kryer sulme ndaj një autokolone të ISID-it në Al-Anbar, në perëndim të Irakut, ku si pasojë janë vrarë 30 militantë", ka thënë ushtaraku i lartë.

Autokolona e sulmuar e ISID-it përbëhej nga 20 automjete, mes të cilave 2 tanke dhe 2 autoblinda.

Komandanti i forcave operacionale, Anbar Felih Rashid, theksoi se 20 militantë të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi në veri të Anbarit.

Shirzad Zahuli, kapiten i frocave luftarake kurde, të njohura si peshmergë, ka deklaruar se avionët e koalicionit ndërkombëtar kanë kryer sulme ndaj objektivave të ISID-it në jugperëndim të Mosulit dhe Zimar.

Ai sqaroi se në këto sulme janë vrarë 11 militantë të ISID-it, ndërkohë që janë shkatërruar edhe artileri kundërajrore.

Gjatë muajve të fundit, organizata terroriste ISID ka pushtuar disa qytete në Irak dhe Siri, duke ushtruar dhunë, sidomos ndaj anëtarëve të komuniteteve pakicë. Synimi i këtij grupi ekstremist është që të pushtojnë Kobanin, qytet kurd në veri të Sirisë. Në rast se arrin ta pushtojë, ISID-i do të ketë nën kontroll të gjithë kufirin verior të Sirisë.

Më 29 qershor, kjo organizatë njoftoi se ka themeluar Kalifatin, ndërsa në krye të "shtetit islamik" u emërua Abu-Bakr Al-Baghdadi.

Nga ana tjetër, forcat e koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej disa javësh kryejnë sulme ajrore ndaj pozicioneve të kësaj organizate terroriste.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme