Kore - Anije patrulluese të dy vendeve shkëmbejnë zjarr

Anije patrulluese nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut hapën zjarr kundër njëra-tjetrës, pavarësisht shenjave të një zbutjeje të marrëdhënieve mes Seulit dhe Phenianit.

Kore - Anije patrulluese të dy vendeve shkëmbejnë zjarr

“Incidenti u provokua nga një anije koreanoveriore që kishte kaluar kufirin detar mes dy vendeve, në perëndim të Gadishullit Korean”, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap, që citon Shtabin e Përgjithshëm (JCS) të ushtrisë koreanojugore.

“Për të detyruar anijen të kthehej, ushtarakët tanë dërguan një sinjal paralajmërimi dhe më pas hapën zjarr paralajmërues. Por, anija koreanoveriore iu kundërpërgjigj zjarrit paralajmërues në vend që të kthehej, çka na detyroi të hapnim sërish zjarr. Vetëm pas kësaj anija u kthye”, shton Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreanojugore.

”Sidoqoftë, asnjë anije nuk u dëmtua gjatë incidentit”, sipas JCS-së. Anija ushtarake koreanoveriore kaloi Vijën e Kufirit Verior (NLL) në Detin e Verdhë në orën 00:50 (GMT).

NLL-ja është kufiri detar mes dy Koreve. Ai u ravijëzua nga OKB-ja pas Luftës së Koreve (1950-53), por nuk është pranuar nga Pheniani.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme