Obama: Vrasja e britanikut Alan Henning një akt makabër

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, dënoi ashpër vrasjen e Alan Henning, vullnetarit të karvanit të ndihmave angleze.

Obama: Vrasja e britanikut Alan Henning një akt makabër

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, dënoi ashpër vrasjen e Alan Henning, vullnetarit të karvanit të ndihmave angleze.

Në deklaratën për shtyp Obama u shpreh: “SHBA dënon ashpër vrasjen egërsisht të Alan Henning, vullnetarit të karvanit të ndihmave angleze në Siri".

Obama theksoi se Henning ka qenë në përpjekje për të përmirësuar jetesën e popullit sirian, duke theksuar se vdekja e tij është një humbje e madhe për ta, familjen dhe për popullin sirian.

Duke bashkëvepruar me miqtë anglezë dhe me aleatët tanë, do bëjmë përpjekje për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e Alan-it, krahas tij edhe të Jim Foley, Steven Sotloff dhe David Haines. Bashkë me një koalicion të gjerë aletatësh, do vijojmë të hedhim hapa vendimtarë për të shkatërruar dhe më në fund për të asgjësuar ISID-in.”

Sot u publikua një lajm nga ISID-i në lidhje me vrasjen e vullnetarit të karvanit të ndihmave angleze Alan Henning’ut.

ISID-i, më përpara, në formë të ngjashme ka vrarë edhe gazetarët amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff si dhe punonjësin e institucionit humanitar Skocez David Haines’in.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme