12 të vrarë në luftimet në Ukrainë

Të paktën 12 persona, nëntë prej tyre ushtarë ukrainas, u vranë në luftimet me separatistët pro-rusë gjatë 24 orëve të fundit.

12 të vrarë në luftimet në Ukrainë

Të paktën 12 persona, nëntë prej tyre ushtarë ukrainas, u vranë në luftimet me separatistët pro-rusë gjatë 24 orëve të fundit, ky është bilanci më i përgjakshëm në lindje të Ukrainës që prej vendosjes së paqes në fillim të shtatorit, njoftuan sot autoritetet.

“Nëntë ushtarë u vranë dhe 27 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit”, deklaroi zëdhënësi ushtarak, Andri Lyssenko, gjatë një konference për shtyp në Kiev.

“Dje, rebelët u përpoqën sërish të marrin aeroportin e Donetskut. Njëri nga autoblindat tona u prek, trupat tona pësuan disa humbje”, shtoi Lyssenko.

Më parë bashkia e Donetskut kishte shpallur vdekjen e tre civilëve dhe plagosjen e pesë të tjerëve në këtë bastion të rebelëve pro-rus, pavarësisht “heshtjes totale” të armëve të dekretuar mes ushtarakëve ukrainas dhe separatistëve.

Që prej vendosjes së armëpushimit, luftimet janë pakësuar në rajonet separatiste të Donetskut dhe Luganskut, ndonëse shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes kanë sjellë vdekjen e të paktën 56 ushtarakëve dhe civilëve.

Më shumë se 3 200 persona kanë vdekur në pesë muaj konflikt në Ukrainë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme