Siri – Koalicioni ndërkombëtar godet naftën e ISID-it

Koalicioni ndërkombëtar goditi rafineritë e naftës të kontrolluara nga ISID-i në Siri, ku degëzimi i Al-Kaidës, Fronti al-Nosra, kërcënon me reprezalje SHBA-të dhe aleatët e saj.

Siri – Koalicioni ndërkombëtar godet naftën e ISID-it

Tri rafineri të madhësisë mesatare nën kontrollin e ISID-it u shkatërruan nga sulmet me predha në mbrëmjen e së shtunës në veri të Sirisë, në kufi me Turqinë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Koalicioni kishte goditur edhe më parë të paktën 12 rafineri të kontrolluar nga grupi ekstremist ditët e fundit në lindje të Sirisë, të dominuar kryesisht nga ISID-i.

Që prej fillimit të sulmeve ajrore, nxjerrja e naftës nga puset nën kontrollin e ISID-it është ndërprerë gati krejtësisht.

ISID-i prodhonte më shumë naftë se sa qeveria siriane. Ministria siriane e Naftës vlerësonte se kjo organizatë nxirrte rreth 80 mijë fuçi në ditë, ndërsa prodhimi vendas ishte rreth 17 mijë fuçi naftë në ditë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme