SHBA zgjeron "listën e zezë" të terrorizmit

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ai i Thesarit kanë vendosur në “listën e zezë” disa persona për arsye se kanë ndihmuar organizatat terroriste si ISID, Fronti al-Nusra, al-Kaida.

SHBA zgjeron "listën e zezë" të terrorizmit

Në një deklaratë nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së njoftohet se janë vendosur në “listën e zezë” 11 individë dhe një organizatë për dërgimin e trupave të huaja për të luftuar në Siri, ndihmë financiare dhe mbështetje materiale ndaj organizatave terroriste si ISID, Fronti al-Nusra, al Kaide dhe Bashkësinë Islamike me bazë në Azinë Juglindore.

Nënsekretari për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, David Cohen në deklaratën e tij thotë se do të ndërpresin furnizimin dhe mbështetjen e organizatave terroriste, dhe kjo vërteton luftën dhe angazhimin e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të dobësuar dhe për të eliminuar terrorin.

Në listë bëjnë pjesë personat që mbështesin frontet paralele në Irak dhe Jemen, me mbështetje financiare, materiale dhe teknologjike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme