Teherani kundër pjesëmarrjes në konferencën e Parisit

Irani thekson se nuk do të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet të hënë në Paris për organizimin e luftës kundër SHI.

Teherani kundër pjesëmarrjes në konferencën e Parisit

Irani, i cili nuk është ftuar në konferencën ndërkombëtare që parashikohet të mbahet të hënën në Paris për organizimin e luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, theksoi se nuk kërkon të marrë pjesë në këtë mbledhje.

“Pjesëmarrja në konferencën spektakël dhe selektive në Paris për të luftuar terrorizmin nuk na intereson”, deklaroi zëvendës ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hussein Amir Abdullahian, i cituar nga televizioni shtetëror.

“Ajo që i intereson Iranit është një luftë e vërtetë dhe jo selektive kundër terrorizmit në rajon dhe në botë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Irakun dhe Sirinë në luftën e tyre kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Përgjegjësit amerikanë u shprehën kundër pjesëmarrjes së Iranit në koalicionin ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik, që kanë marrë nën kontroll territore të gjera në Irak dhe Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme