Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë mund ta afrojnë atë me Kinën

Ish-kreu i FMN-së, Dominik Shtraus-Kan, pjesëmarrës në takimin e 11-të vjetor të Strategjisë Evropiane të Jaltës, deklaroi se sanksionet evropiane mund ta shtyjnë Rusinë për t’u afruar më shumë me Kinën.

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë mund ta afrojnë atë me Kinën

Takimi i 11-të vjetor i Strategjisë Evropiane të Jaltës (YES) filloi të premten punimet në kryeqytetin Kiev të Ukrainës, ku mori pjesë edhe ish-kreu i FMN-së, Dominik Shtraus-Kan.

Siç njofton Agjencia e lajmeve Anadolli (AA), gjatë fjalës së tij në këtë forum, Dominik Shtraus-Kan tha se sanksionet e Evropës pas aneksimit të Krimesë dhe kriza ukrainase do ta shtyjnë Rusinë për t’u afruar më shumë me Kinën. Sipas tij, sa më shumë që perëndimi vendos sanksione kundër Rusisë, aq më shumë do të ndryshojnë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës.

“Këtu nuk ka ndonjë të keqe, por për të ardhmen rezultatet do të jenë shumë të rëndësishme. Këtë gjë duhet ta kemi parasysh gjithmonë. Këto sanksione afatshkurtra nuk do ndikojnë vetëm mbi ekonominë ruse, por edhe atë evropiane”, u shpreh ish-kreu i FMN-së.

Një fjalim në këtë takim vjetor të Strategjisë Evropiane të Jaltës mbajti edhe ish-komandanti i NATO-s, Gjenerali Uezli Klark, i cili argumentoi se SHBA-të nuk do të luftojnë me Rusinë për Ukrainën.

Ai tha se Ukraina duhet ta ndalë vet Rusinë që ajo të mos ndërhyjë në krizën e pjesës lindore. Klark gjithashtu theksoi se konflikti në rajon vazhdon dhe se ushtarët rusë kanë hyrë në Ukrainën Lindore.

“Kjo nuk është një kryengritje në Donjeck, ndoshta është një sulm i Rusisë dhe duhet ndalur”, përfundoi Gjenerali Klark.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme