Mogerini: NATO-ja të garantojë sigurinë e Evropës Lindore

Shefja e ardhshme e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, konfirmoi sot se vendet evropiane kufitare me Rusinë duhet të garantohen se angazhimi i NATO-s për t’i mbrojtur ato nuk ishte thjesht nje firmë në letër.

Mogerini: NATO-ja të garantojë sigurinë e Evropës Lindore

“Mendoj se jemi më se dakort mbi faktin që nuk ka një zgjidhje ushtarake të krizës në Ukrainë”, deklaroi Mogerini gjatë një fjalimi para komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Vendet e lindjes anëtare të Aleancës, të gjitha këto vende në gji të Aleancës që ndajnë një kufij me Rusinë, duhet të jenë të sigurta se neni pesë nuk është thjesht një tekst, ku përshkruhen masat, që mund të merren për të garantuar sigurinë e tyre”, shtoi ajo.

Neni pesë i traktatit themelues të NATO-s vendos parimet e mbrojtjes së përbashkët ku parashikon se të gjithë anëtarët e Aleancës angazhohen të marrin përsipër mbrojtjen e njërit prej vendeve anëtare nëse sulmohet.

Përball veprimeve të Rusisë në Ukrainë, NATO-ja do të miratojë gjatë një mbledhjeje, që do të zhvillohet këtë javë në Britani, një plan të reagimit të shpejt në Evropën Lindore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme