Ban Ki-Mun: S'ka zgjidhje ushtarake për Ukrainën

Kreu i OKB-së, Ban Ki-Mun, paralajmëroi perëndimorët mbi mungesën e zgjidhjeve ushtarake në Ukrainë, ndërkohë që NATO-ja përgatitet të përforcojë praninë në lindje të Evropës dhe që Kievi akuzon Moskën se po fillon një “luftë të madhe”.

Ban Ki-Mun: S'ka zgjidhje ushtarake për Ukrainën

“Bashkimi Evropian, amerikanët dhe shumica e vendeve perëndimore bisedojnë mjaft seriozisht mes tyre mbi mënyrën sesi duhet vepruar përball implikimit rus në Ukrainë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

“Ata duhet të kuptojnë se nuk ka zgjidhje ushtarake. Një dialog politik për një zgjidhje politike është rruga me e sigurt”, duke kritkuar një situatë kaotike dhe të rrezikshme me pasoja rajonale dhe botërore.

Këto kritika i drejtohen 28 krerëve të shteteve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që do të miratojë gjatë një mbledhje të enjten dhe të premten një plan të reagimit të shpejtë, si përgjigje ndaj sjelljes së Rusisë në krizën ukrainase, që shihet si një kërcënim nga aleatët, që janë kufitar me këtë vend (shtetet balltike, Polonia, Rumania dhe Bullgaria).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme