Moska kërkon të organizojë një urë humanitare drejt Ukrainës

Moska kishte dërguar një karvan me më shumë se 200 kamionë që zyrtarisht transportonin më shumë se 1 800 tonë ndihma drejt Luganskut.

Moska kërkon të organizojë një urë humanitare drejt Ukrainës

Rusia kërkon të organizojë një urë humanitare për të dërguar vazhdimisht ndihma në zonat e lindjes së Ukrainës të prekur nga një konflikt i përgjakshëm mes forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë, deklaroi një përgjegjës i lart rus i Mbrojtjes.

“Autoritetet ruse, OJQ dhe disa ndërmarrje mendojnë të organizojnë jo vetëm një karvan humanitar, që tashmë e kemi dërguar, por një të dytë, të tretë, një të dhjetë”, deklaroi zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Antonov, i cituar nga agjencia ruse “RIA-Novosti”.

“Me pak fjalë, ne duam të krijojmë një urë humanitare mes Rusisë dhe qyteteve të Luganskut dhe Donetskut që janë nën kontrollin e rebelëve ku shumë civilë gjenden në kushte të vështira për shkak të luftimeve”, theksoi zëvendësministri.

Moska kishte dërguar një karvan me më shumë se 200 kamionë që zyrtarisht transportonin më shumë se 1 800 tonë ndihma drejt Luganskut që e kaluan kufirin javën e kaluar, por pa miratimin e Kievit dhe pa verifikimet e Kryqit të Kuq.

Kievi nga ana tjetër akuzon Moskën se ky veprim është një pushtim dhe se ka furnizuar me armatime rebelët pro-rusë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme