Rasmussen: NATO do të rrisë praninë në lindje të Evropës

Të 28 anëtarët e Aleancës Atlantike do të pajisen javën e ardhshme gjatë samitit të tyre në Britaninë e Madhe me një plan që parashikon riforcimin e dinamizmit të trupave të tyre.

Rasmussen: NATO do të rrisë praninë në lindje të Evropës

NATO, sfiduar nga qëndrimi i Rusisë në krizën ukrainase, kërkon të vendosë në disa ditë trupa dhe armatime në lindje të Evropës, theksoi Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen në një intervistë të publikuar sot në disa gazeta evropiane.

Të 28 anëtarët e Aleancës Atlantike do të pajisen javën e ardhshme gjatë samitit të tyre në Britaninë e Madhe me një plan që parashikon riforcimin e dinamizmit të trupave të tyre, veçanërisht brenda forcave të veprimit të shpejtë, që ka nevojë për disa javë për tu vënë në zbatim.

”Ky plan ka si objektiv për të pasur aftësitë e duhura për të reaguar shpejt në këtë mjedis plotësisht të ri në Evropë”, theksoi Rasmussen për gazetën.

Disa manovra ushtarake të përmasave të mëdha janë ndërmarrë nga ushtria ruse këto muajt e fundit duke rritur shqetësimin e Ukrainës, por gjithashtu dhe të vendeve baltike dhe Polonisë, që kërkuan vendosjen e bazave të përhershme të NATO-s në tokën e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme