Qipro – Vazhdojnë negociatat mes palëve të ishullit

Negociuesit e të dyja palëve në Qipro u takuan përsëri në zonën tampon të ishullit dhe shqyrtuan se si do të përparojë procesi në të ardhmen dhe cili do të jetë roli i Kombeve të Bashkuara në të.

Qipro – Vazhdojnë negociatat mes palëve të ishullit

Vazhdon procesi i negociatave që kishte filluar për zgjidhjen e problemit të Qipros.

Negociuesit u takuan përsëri dhe shqyrtuan se si do të përparojë procesi, çfarë mund të bëhet për përshpejtimin e procesit dhe cili do të jetë roli i Kombeve të bashkuara në të.

Për krijimin e një shteti parteriteri të qëndrueshëm në ishull, negociatori turkoqipriot Kudret Özersay dhe ai grekoqipriot, Andreas Mavroyannis u takuan përsëri për të biseduar për zgjidhjen e problemit.

Në takimin që zgjati 4 orë u diskutua roli i Kombeve të Bashkuara si dhe temat për përshpejtimin e procesit.

Negociatori turko-qipriot Kudret Özersay u shpreh se vlerësuan edhe emërimin e diplomatit norvegjez Espen Barth Eide në detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

Ai u shpreh se për palën turke nuk është e rëndësishme që këshilltari i emëruar nuk është specialist në çështjen e Qipros.

Ndërkaq ai reagoi ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Greqisë gjatë vizitës në Qipron e Jugut.

Takimi i radhës do të zhvillohet ditën e martë në 2 shtator në zonën jeshile të ishullit dhe në këtë takim do të marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Derviş Eroğlu dhe udhëheqësi grekoqipriot Nikos Anastasyadis.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme