Poroshenko: Të gjitha palët kanë mbështetur planin e paqes

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi të martën se të gjitha palët, përfshirë Rusinë kanë mbështetur propozimet e tij për t’i dhënë fund përplasjeve në lindje të Ukrianës, pas një takimi në Minsk me presidentin rus, Vladimir Putin.

Poroshenko: Të gjitha palët kanë mbështetur planin e paqes

“Strategjia për paqe që kërkon të zhvillojë Ukraina është mbështetur nga të gjithë drejtuesit që morën pjesë në samitin e Miskut, pa përjashtime”, theksoi Porochenko në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Facebook.

Presidentët ukrainas dhe rus, Petro Poroshenko dhe Vladimir Putin shtrënguan dje duart pak para fillimit të bisedimeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme