Kinë – Ujgurët myslimanë përballen me presionin e Pekinit

Turqit ujgurë myslimanë që jetojnë në rajonin Autonom Ujgur Shinxhan të Kinës, përballen me një presion të madh kundër besimeve fetare nga ana e udhëheqjes së Pekinit.

Kinë – Ujgurët myslimanë përballen me presionin e Pekinit

Turqit ujgurë myslimanë që jetojnë në rajonin Autonom Ujgur Shinxhan në Kinë, përballen me një presion të madh kundër besimeve fetare nga ana e udhëheqjes së Pekinit.

Ata që nuk zbatojnë rregullat, arrestohen, nuk pranohen nëpër spitale, madje nuk lejohen të hipin në autobus.

Udhëheqja kineze i akuzon turqit ujgurë për ngjarjet e dhunshme të vitit të kaluar. Pekini zyrtar ka rritur edhe më shumë presionin në këtë krahinë.

Të gjitha rrugët kryesore dhe qendra e qytetit ujgur kontrollohen nga ushtarë me armë të rënda, ndërsa policët kryejnë kontrolle dhe patrullojnë.

Hyrjet dhe daljet në qytet bëhen duke kontrolluar kartat e identitetit.

Gjatë muajit të ramazanit në këtë rajon autonom ndalohet agjërimi i nëpunësve të administratës dhe studentëve, kurse tani shteti po ndërhyn edhe ndaj mbajtjes së mjekrës dhe shamisë së kokës nga shtetasit e besimit islam.

Udhëheqja e Pekinit këto i quan simbole ekstremiste dhe u ndalon të rinjve të mbajnë mjekër dhe të mbulojnë pjesërisht kokën.

Myslimanët ujgurë turq mbi moshën 50 vjeç mund të lejnë mjekër, por për personat nën këtë moshë është e ndaluar dhe nuk bëhet asnjë përjashtim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme