Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Autoblindat ruse i afrohen kufirit ukrainas

Autoblinda rusë lëvizën sot në mëngjes në jug të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, pranë vendit ku qëndrojnë kamionët rusë me ndihma humanitare për popullsinë viktimë e luftimeve në lindje të Ukrainës.

Autoblindat ruse i afrohen kufirit ukrainas

Disa gazetarë në terren të AFP-së vërejtën një kolonë me disa dhjetëra autoblinde që transportonin trupa ruse dhe i drejtoheshin pikës kufitare të Donetskut që është nën kontrollin e kryengritësve, rreth 30 kilometra larg.

Madje edhe sipas gazetarëve në terren të “The Guardian” dhe “Telegraph”, “23 autoblinda që transportonin trupa, kamionë të ngarkuar me karburant dhe mjete të tjera logjistike që kishin targa të ushtrisë ruse kaluan kufirin në të njëjtën pikë kufitare”, rreth orës 22:00 sipas orës lokale (18:00 GMT).

Asnjë përgjegjës rus nuk u prononcua mbi këto ngjarje.

Karvani me ndihma humanitare ruse ndodhet që dje në mbrëmje në zonën e Kamensk-Chakhtinski, rreth 30 kilometra larg pikës kufitare të Donetsut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme