Uashingtoni shqyrton mundësinë e evakuimit të civilëve irakian

Me mijëra anëtarë të minoritetit Jazidi janë strehuar në malet e Sinxharit për të shpëtuar nga përparimi i militantëve të Shtetit Islamik (ISID).

Uashingtoni shqyrton mundësinë e evakuimit të civilëve irakian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po analizojnë mundësinë e një evakuimi urgjent të popullsisë civile që është bllokuar në malet në veri të Irakut nga përparimi i militantëve të ISID-it, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry që ndodhet për vizitë zyrtare në Somali.

Ekspertët e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i kërkuan dje komunitetit ndërkombëtar të zhvillojë një veprim të menjëhershëm që të pengojë një gjenocid të mundshëm kundër komunitetit Jazidi në Irak nga ana e militantëve.

Me mijëra anëtarë të minoritetit Jazidi janë strehuar në malet e Sinxharit për të shpëtuar nga përparimi i militantëve të Shtetit Islamik (ISID).

Deri në 35 mijë persona janë larguar nga rajoni i Sinxharit gjatë 72 orëve të fundit duke u strehuar në provincën Dohuk, në rajonin autonom të Kurdistanit irakian dhe vazhdojnë të vijnë refugjatë të tjerë të dehidratuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme