Uashingtoni mbështet presidentin irakian

Shtëpia e Bardhë e bëri këtë deklaratë pak çaste pas deklarimit nga kryeministrit Nuri el Maliki se do të deponojë një padi kundër Fuad Masum për shkelje të Kushtetutës.

87290
Uashingtoni mbështet presidentin irakian

SHBA-ja shprehu dje mbështetjen e saj të vendosur ndaj presidentit irakian, pak çaste pas deklarimit nga kryeministrit Nuri el Maliki se do të deponojë një padi kundër Fuad Masum për shkelje të Kushtetutës.

“SHBA-ja mbështet plotësisht presidentin Fuad Masum në rolin e tij si garantues të Kushtetutës irakiane”, deklaroi zëdhënësi i departamentit të Shtetit Mary Harf në një komunikatë.

“Ne mbështesim me vendosmëri presidentin Masum, i cili ka përgjegjësinë të garantojë Kushtetutën e Irakut”, deklaroi John Kerry në një komunikatë të bërë nga Sidnei.

Gjatë një ndërhyrje surprizë në televizionin shtetëror, kryeministri Nuri el Maliki njoftoi se do të deponojë një padi në Gjykatën Federale kundër presidentit Fuad Masum për shkelje të Kushtetutës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme