Pentagoni:Eliminuam shumë terroriste gjatë sulmeve kundër ISID-i

Sulmi i parë u krye pak pas orës 14:00 GMT nga një avion pa pilot kundër pozicioneve të artilerisë nga ku xhihadistët qëllonin kundër forcave kurde.

Pentagoni:Eliminuam shumë terroriste gjatë sulmeve kundër ISID-i

Pentagoni konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen dje pasdite edhe dy sulme të tjera ajrore në Irak kundër objektivave të Shtetit Islamik (ISID) dhe se gjatë këtyre sulmeve kishin eliminuar ”një numër terroristësh”.

Sulmi i parë u krye pak pas orës 14:00 GMT nga një avion pa pilot kundër pozicioneve të artilerisë nga ku xhihadistët qëllonin kundër forcave kurde, ndërkohë që i dyti u krye pas një ore kur dy avionë gjuajtës goditën një autokolonë me shtatë makina dhe një pozicion mortaje pranë Erbilit.

”Gjatë dy sulmeve u hodhën tetë bomba”, tha një zëdhënës i Pentagonit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme