Obama: Nuk ka zgjidhje tjetër ushtarake për Irakun

”Trupat amerikanë nuk do të kthehen të luftojnë në Irak pasi nuk ka një zgjidhje ushtarake amerikanë për krizën”, theksoi Obama.

Obama: Nuk ka zgjidhje tjetër ushtarake për Irakun

“Si komandant i përgjithshëm i ushtrisë nuk do të lejoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë një tjetër luftë në Irak”, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama.

”Trupat amerikanë nuk do të kthehen të luftojnë në Irak pasi nuk ka një zgjidhje ushtarake amerikanë për krizën”, theksoi Obama në fjalimin e përjavshëm të tij.

“Ne do të vazhdojmë strategjinë tonë në Irak. Do të mbrojmë qytetarët tanë. Do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të përballuar këtë krizë humanitare. Do të parandalojmë që këta terroristë të kenë një parajsë të përhershme nga ku të sulmojnë Amerikën”, theksoi ai.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk munden dhe nuk duhet të ndërhyjnë çdo herë që shfaqet një krizë. Por, kur ka një situatë si ajo në malin Sinxhar, kur të pafajshmit përballen me një masakër dhe kur ne kemi mundësinë të ndërhyjmë, SHBA-ja nuk mund ta kthejnë kokën”, shtoi presidenti amerikan gjatë fjalimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme