Siri - ISID-i merr nën kontroll një bazë në veri të vendit

Militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask (ISID) gjatë mbrëmjes së djeshme morrën nën kontroll Brigadën 93, një bazë e rrëndësishme e ushtrisë siriane në provincën veriore të Raqa, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Siri - ISID-i merr nën kontroll një bazë në veri të vendit

“ISID-i ka marë nën kontroll Brigadën 93 pas luftimesh të dhunshme dhe tri sulmesh kamikaze”, njoftoi Abdel Rahmane, drejtor i OJQ-së, duke theksuar se regjimi i Damaskut tashmë ka nën kontroll vetëm një pozicion strategjik në gjithë provincën Raqa, Aeroportin Tabqa.

Luftëtarë të ISDI-it morrën dje në mëngjes nën kontroll pjesërisht bazën e ushtrisë siriane në provincën Raqa (veri), gjatë këtyre luftimeve humbën jetën 38 persona, njoftoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Luftime intensive kundërvenë militantët ultraradikalë dhe ushtarët sirianë në këtë provincë, ku ISID-i kontrollon tashmë kryeqytatin rajonal dhe një pjesë të madhe të territorit, sipas OSDH-së.

Vetëm aeroporti i këtij rajoni ka mbetur nën kontrollin e regjimit të damaskut, pasi ISID-i mbrëmjen e djeshme arriti të marrë nën kontroll edhe bazën e Brigadës 93.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme