François Hollande kërkon të veprohet ndaj masakrave në Gazë

Presidenti francez, François Hollande, kërkoi që të veprohet për t’i dhënë fund masakrave në Gazë para fillimit të ceremoniesë së përkujtimit të Luftës së Parë Botërore në Liezh, duke përdorur për herë të parë ai vetë fjalën “masakër”.

François Hollande kërkon të veprohet ndaj masakrave në Gazë

“Kur shoh atë që po ndodh me të krishterët e Irakut, me minoritetet në Siri, dalloj masakrat e çdo dite, që përfshijnë edhe masakrat në Gazë. Janë 26 ditë konflikt, ne duhet të veprojmë”, deklaroi shefi i shtetit Francez para medias.

“Kur ndodh ajo, që po ndodh në Ukrainë, kur e dime se ka masakra çdo ditë në Lindjen e Mesme, ne duhet të veprojmë”, insistoi ai.

Për François Hollande, “Evropa duhet të jetë në veprim, në inciativë të një plani ndërkombëtar dhe evropianët të mos mendojnë se do të ketë të tjerë, që do e bëjnë këtë detyrë në vendin e tyre”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, cilësoi gjithashtu të dielën se “kishte shkelje të tjera flagrante të të drejtave ndërkombëtare të njeriut", duke iu referuar bombardimit, që preku një shkollë të OKB-së në Rafah, ku u vranë të paktën 10 palestinezë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme