Vëzhguesit e OSBE-së do të mbikëqyrin një pjesë të kufirit ruso-

Vëzhguesit e OSBE-së pritet të mbërrijnë sot në jug të Rusisë për të kryer një mision vëzhgimi në dy pika kontrolli të kufirit ruso-ukrainas, njoftoi sot Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Vëzhguesit e OSBE-së do të mbikëqyrin një pjesë të kufirit ruso-

“Anëtarët e parë të një ekipi prej 16 vëzhguesish civilë pritet të mbërijnë sot në rajonin rus të Rostovit mbi Don, ku ata do të kryejnë një takim me autoritetet lokale, rojen kufitare dhe shërbimet doganore”, shpjegoi Tatiana Baeva, një zëdhënëse e OSBE-së.

“Ata do të shkojnë fillimisht në pikat e kontrollit të Donetskut dhe të Gukovos, në kufirin ukrainas, ku nesër do të fillojnë misionin e tyre të vëzhgimit”, vazhdoi ajo.

Rusia kishte njoftuar dje se vëzhguesit e OSBE-së do të vijnë në ditët në vijim në kufij, në një zonë që në krahun ukrainas kontrollohet nga kryengritësit prorusë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme