Liderët e BE-së nuk arrijnë marrëveshje për postet kyçe në Union

Liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën të emërojnë shefin e ardhshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, që do të zëvendësonte Baroneshën Catherine Ashton, si dhe pasardhësin e kryetarit të Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy.

Liderët e BE-së nuk arrijnë marrëveshje për postet kyçe në Union

Krerët e qeverive të BE-së janë takuar në Bruksel me shpresën për caktimin e një prej posteve, por disa pjesëmarrës kanë kërkuar një marrëveshje, sipas së cilës dy zyrtarët e lartë të emëroheshin në të njëjtën kohë.

Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, ka qenë favorite për postin e Ashtonit, por është konsideruar e re në këtë post, ndërkohë që favoritja për presidencën e Këshillit, Kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt, duket se nuk ka pasur mbështetjen e Francës.

Vendimi është shtyrë deri më 30 gusht, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i BE-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme