KS i OKB-së miratoi rezolutën e shpërndarjes së ndihmave në Siri

Në tekst të rezolutës kërkohet që të formohet edhe një mision vëzhgues që do të kontrolloj autokolonat me ndihma humanitare të dërguara në Siri në kohëzgjatje 180 ditë.

KS i OKB-së miratoi rezolutën e shpërndarjes së ndihmave në Siri

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Siri.

Projektrezoluta e përgatitur për më shumë se 1 muaj nga ana e Australisë, Luksemburgut dhe Jordanisë e që është duke vazhduar bisedimet me anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së në lidhje me këtë projektrezolutë, dërgimi i ndihmave në Siri do të realizohet nëpërmjet territoreve të Turqisë, Jordanisë dhe Irakut duke mos e marr pëlqimin e regjimit të Esadit.

Në deklaratën e bërë nga ana e regjimit të Sirisë, gjatë kohës deri sa diskutohej në lidhje me projektrezolutë, u tha se regjimi sirian paralajmëroi që në rast se autokolona e maunave hynë në vend pa marr lejen paraprake të regjimit atëherë ato do të sulmohen.

Bëhet e ditur se nga marrëveshja është hequr pika e 7-të për të bindur Rusinë dhe Kinën, të cila më herët vënë veto ndaj katër rezolutave të mëparshme në lidhje me Sirinë, të votojnë pro.

Në tekst të rezolutës kërkohet që të formohet edhe një mision vëzhgues që do të kontrolloj autokolonat me ndihma humanitare të dërguara në Siri në kohëzgjatje 180 ditë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme