Berlini do të mbështesë të dërguarin e ri të OKB-së për Sirinë

“Staffan de Mistura ka treguar kapacitetet diplomatike gjatë zgjidhjes së konflikteve të shumta dhe Gjermania do ta mbështesë me të gjitha forcat”, thueht në komunikatën e MPJ gjermane.

Berlini do të mbështesë të dërguarin e ri të OKB-së për Sirinë

Berlini do të mbështesë përfaqësuesin e ri special të OKB për Sirinë, diplomatin italian, Staffan de Mistura, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier.

“Staffan de Mistura ka treguar kapacitetet diplomatike gjatë zgjidhjes së konflikteve të shumta dhe Gjermania do ta mbështesë me të gjitha forcat”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme gjermane.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Staffan de Mistura në postin e përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë. Ai pason kolegun e tij algjerian, Lakhdar Brahimi.

“Përshëndes Staffan de Mistura me rastin e emërimit të tij si përfaqësues special të OKB-së, për Sirinë. Ai po ngarkohet me një mision të vështirë, bashkimin e të gjithë elementëve të procesit politik në këtë vend me qëllim që populli të mund të shpresojë për fundin e dhunës dhe rikthimin e qetësisë”, theksoi shefi i diplomacisë gjermane.

Staffan de Mistura ka kombësi të dyfishtë. Diplomat me karrierë, ai ka ushtruar suksesshëm funksionet e përfaqësuesit special të OKB-së për Afganistanin, zëvendësministrit italian të Punëve të Jashtme dhe presidentit të Institutit evropian për paqen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme