Nicolas Sarkozy vendoset nën mbikëqyrje nga prokuroria

Hetuesit e zyrës anti-korrupsion do të marrin në pyetje Nicolas Sarkozy për një afat kohor që mund të zgjasë deri në 24 orë.

114184
Nicolas Sarkozy vendoset nën mbikëqyrje nga prokuroria

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u vendos sot nën mbikëqyrje për shkak të çështjeve mbi shpërdorimin e detyrës, një masë e pazakontë për një ish-shef të shtetit, njoftoi një burim gjyqësor.

Hetuesit e zyrës anti-korrupsion do të marrin në pyetje Nicolas Sarkozy për një afat kohor që mund të zgjasë deri në 24 orë. Kjo masë vjen në një moment ku fjalët bëhen gjithnjë e më të forta mbi vullnetin e Sarkozy për të rihyrë në politikë dhe të marrë kryesimin e UMP-së.

Që nga dita e djeshme, avokati historik i Nicolas Sarkozy, Me Thierry Herzog, është gjithashtu nën mbikqyrje, si dhe dy magjistratë të lartë, Gilbert Azibert dhe Patrick Sassoust.

Një veturë e zezë me xhama të errët, që transportonte ish-shefin e Shtetit, mbërriti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Gjyqësore në Nanterre, në periferi të Parisit, njoftoi një gazetar që ndodhej në terren.

Madje në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar nga prokuroria kombëtare financiare edhe disa gjyqtarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme