Hague: Rrethana të favorshme për rihapjen e ambasadës në Teheran

Rrethanat janë të tilla që Britania e Madhe të rihapë ambasadën e saj në Teheran, të mbyllur që prej nëntorit 2011, njoftoi të martën William Hague, ministri britanik i Punëve të Jashtme, në një deklaratë të paraqitur në Parlament.

Hague: Rrethana të favorshme për rihapjen e ambasadës në Teheran

“Ka një sërë detajesh praktike për të rregulluar fillimisht, por kemi ndërmend të rihapim ambasadën në Teheran me një prani fillimisht të limituar, që në momentin e parë të jenë rregulluar të gjitha detajet”, tha Hague.

“Për momentin, iranianët duhet të bëjnë kërkesat për viza për në Britaninë e Madhe në Abu-Dabi dhe Stamboll”, theksoi ai.

Deklarimi për rihapjen e ambasadës tregon se ka një normalizim të marrëdhënieve dypalëshe, në një çast kur Irani është shfaqur i gatshëm që të ndihmojë në përballimin e krizës së rëndë në Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme