Ushtria izraelite pranon gabimin në lidhje me sulmin Mavi Marmara

Ushtria izraelite pranon gabimin në lidhje me sulmin Mavi Marmara

Pranimi i parë në lidhje me rastin Mavi Marmara vjen pas 4 vitesh.

Pas vendimit për arrestim të 4 ish-gjeneralëve të ushtrisë izraelite në lidhje me rastin e anijes Mavi Marmara, Forca e Bashkuar Detare “Shajetet 13” për herë të parë pranoi gabimet në lidhje me sulmin ndaj anijes në fjalë.

Komandanti Shaikeh Brosh, i cili u prononcua për portalin më të madh të lajmeve në internet të Izraelit, deklaroi se sulmi i kryer ndaj anijes me 600 pasagjerë ishte një gabim “i axhamisë”.

“Shajetet nuk ndërmerr operacione në këtë mënyrë. Shkuarja në mënyrë të tillë në anijen Mavi Marmara nuk është një gjë që i përshtatet konceptit të luftës së parregullt”, deklaroi komandanti Brosh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme