Afganistan–Hagel në vizitë të papritur pas lirimit të ushtarıit

Afganistan–Hagel në vizitë të papritur pas lirimit të ushtarıit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel mbërriti sot në Afganistan në një vizitë të papritur, pas lirimit të nën-oficerit Bowe Bergdahl, peng për pesë vjet i talebanëve, njoftoi një zyrtar amerikan.

Hagel mbërriti në mesditë në bazën ajrore të Bagramit, një kompleks ushtarak gjigant nën kontrollin amerikan në veri të Kabulit, theksoi i njëjti burim, që u shpreh nën mbulimin e anonimatit.

Nën-oficeri Bergdahl ishte kapur nga talebanët më 30 qershor 2009 pas zhdukjes së tij nga një bazë në provincën Paktika (juglindjes). Lirimi i tij, në këmbim të pesë talebanëve që ishin ndaluar në bazën amerikane të Guantanamos, u njoftua dje nga presidenti amerikan, Barack Obama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme