Obama: Clinton do të ishte shumë efikase në postin e presidentes

Në një intervistë dhënë për televizionin ABC, Obama është pyetur se çfarë mendonte për Clinton.

Obama: Clinton do të ishte shumë efikase në postin e presidentes

Barack Obama theksoi se Hillary Clinton do të ishte shumë efikase nëse do të ishte pasardhësja e tij në presidencën e SHBA-së dhe konfirmoi se ai dhe ish-sekretarja e Shtetit ishin bërë miq.

Në një intervistë dhënë për televizionin ABC, Obama është pyetur se çfarë mendonte për Clinton, e cila ndodhet në krye të sondazheve në perspektivën e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ende nuk ka zbuluar qëllimin e saj.

“Hillary dhe unë jemi miq”, theksoi presidenti, i cili rrëmbeu në vitin 2008 emërimin si kandidat në kampin demokrat përballë Clintonit, në përfundim të një fushate të ashpër dhe i ofroi menjëherë ish-Zonjës së Parë drejtimin e diplomacisë amerikane.

Duke përshëndetur besnikërinë dhe efikasitetin e Clintonit në postin e saj, të cilin e dorëzoi në fillim të vitit 2013, Obama theksoi se ishte në dorën e saj të vendoste për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë, por di që nëse ajo vendos për të qenë kandidate për presidencën e SHBA-së, ajo do të ishte shumë efikase për këtë post në rast fitoreje”, shtoi Obama, mandati i dytë i të cilit përfundon më 20 janar 2017.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme