Kriza Ruso-Ukrainase rrezikon shtrenjtımin e gazit në Evropë

Kriza Ruso-Ukrainase rrezikon shtrenjtımin e gazit në Evropë

Kriza mes Rusisë dhe Ukrainës mund të sjellë një shtrenjtim të gazit në Evropë, dhe kryesisht në Francë, pa llogaritur vështirësitë që do të ketë Kontinenti i Vjetër për t’u furnizuar me gaz, vlerësoi kreu i multinacionales franceze “Total”, Christophe de Margerie.

“Më shumë për t’u shqetësuar është një shtrenjtim i çmimit të gazit në Evropë, se sa një mungesë e vërtetë e tij”, theksoi kreu i kompanisë “Total”.

Moska ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz të Ukrainës që nga data 3 qershor nëse kjo e fundit nuk paguan faturat për këtë muaj, që kanë vlerën 1,66 miliardë dollarë, duke rrezikuar që të hapë probleme në livrimin e gazit drejt BE-së sikurse ndodhi gjatë “luftës së gazit” në vitet 2006 dhe 2009.

Bashkimi Evropian importon një të katërtën e gazit nga Rusia, dhe gati gjysma e kësaj sasie kalon nëpërmjet Ukrainës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme