Trafik i ngjeshur diplomatik i Kerrit në lidhje me Ukrainën

Trafik i ngjeshur diplomatik i Kerrit në lidhje me Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry) vazhdon me trafik të ngjeshur diplomatik në lidhje me krizën e Ukrainës.

Xhon Kerri pati një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergej Lavrov dhe Kryeministrin e Ukrainës, Arsenij Jacenjuk në lidhje me zhvillimet në Ukrainë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Xhen Psaki (Jen Psaki) në informimin ditor për gazetarët tha se Kerri dhe Jacenjuk kanë hedhur hapat e nevojshme në drejtim të uljes së tensionimit në Ukrainë.

Psaki tha se Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arsenij Jacenjuk e informoi Kerrin mbi situatën e fundit në terren, përpjekjet për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkaq zëdhënësja bëri të ditur se në bisedën me Lavrovin u bisedua në lidhje me Ukrainën dhe punimet në vazhdim të OSBE-së në terren.

Psaki gjithashtu tha se gjatë kësaj bisede u diskutua edhe në lidhje me gjendjen aktuale në Siri dhe në lidhje me punimet që duhen bërë për transportin e armëve kimike jashtë vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme